Sonte do të përballet Torino dhe Milan në kuadër të raundit të 32-të në Serie A përcjell Reporteri.net.
Përveç se do të jetë ndeshje mjaft e vështirë për Rossonerët, kjo do të jetë ndeshje mjaft e rëndësishme për ta.
Fakti se në Serie A është duke vazhduar një luftë e ashpër për titullin kampion në Serie A, ka bërë që menaxheri i skuadrës së Milan, Stefano Pioli të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.
Pioli po mendon që të lë në stol fillimisht Sandro Tonalin, për të vazhduar në mesfushë me Fracnk Kessie dhe Ismael Bennacer, për të lënë prapa sulmuesit kryesor, Brahim Diaz.
Ndërkaq, sipas mediave në Itali, trajneri italian po mendon që edhe në krahun e djathtë të fillojë me Alexis Saelemaekers, duke lënë në pushim Junior Messias.
Aktualisht Milan ndodhet në krye të Serie A-së me 67 pikë të mbledhura, ku pasohet nga Interi dhe Napoli, ku të dyja kanë nga 66 pikë të grumbulluara.
Edicionin e kaluar Milan kishte mposhtur Torinon me rezultat të thellë 7-0
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.