×
  • Sport
  • Sport

    Milani janë të gatshëm të shpenzojnë miliona për Ibrahimovicin

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 17:25

    Gjiganti italian duket i vendosur për ta rikthyer sulmuesin suedez gjatë janarit në “San Siro”.


    Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Zlatan Ibrahimovici.

    Gjiganti italian duket i vendosur për ta rikthyer sulmuesin suedez në “San Siro” gjatë janarit

    Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

    Ibrës i skadon kontrata me Los Angeles Galaxy në fund të këtij viti dhe 38 vjeçari e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin evropian.

    Interesim për veteranin e sulmit kanë shfaqur Milani, Napoli e Bologna në Itali, por edhe Manchester Unitedi në Angli.

    “Rossoneri” po vuajnë këtë sezon në Serie A dhe kanë nevojë për përforcime në afatin kalimtar të janarit./ express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!