×
  • Sport
  • Sport

    Milani nuk gabon ndaj Parmas

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 20:29

    AC Milan ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Parmas me rezultat 1:3.


    Ante Rebic e “bombardoi” portën në minutën e tetë pas asistimit të Ibrahimovic.

    Franck Kessie e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të, e që ishte rezultati i pjesës së parë.

    Në të dytën pamë dy gola të tjerë dhe një karton të kuq.

    Ibrahimovic u ndëshkua direkt me të kuqin në minutën e 61-të, para se Gagliolo të ngushtonte epërsinë.

    Krejt në fund të ndeshjes, Leao shënoi në minutën e 90+4 për rezultatin 1:3.

    Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 63 pikëve, tetë më pak se Interi i vendit të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!