×
  • Sport
  • Sport

    Milani vishet Kuq e Zi: IBRAHIMOVIC ‘djalli’ i Interit

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 19:57

    Milani ka triumfuar në Derby della Madonnina


    Rossonerët e kanë mposhtur Interin me rezultat 2-1, falë dy golave të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic, shkruan Reporteri.net

    IBRA në minutën e 13-të shënoi golin e parë, ku nga topi i kthyer nga penaltia e mposhti më pas Handanovicin për 1-0.

    Vetëm tre minuta më vonë suedezi shënoi golin e dytë pas një asisitmi të Rafael Leao.

    Golin e vetëm për Interin në këtë përballje e shënoi Lukaku në minutën e 28-të.

    Kështu qyteti i Milanit do t’i ketë ngjyrat Kuq e Zi pas triumfit të Rossonerëe në derbi.

    Me këtë fitore Milani është në krye të tabelës me 12 pikë pas katër xhirove të para, derisa Interi zë pozitën e gjashtë me 7 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!