×
  • Sport
  • Sport

    Milanin pritet ta blejnë aksionarët të cilët janë pjesë e Man City

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 15:11

    Një nga aksionerët kryesorë të Investcorp, fondi investues i Bahrejnit i prirur për të blerë Milanin, është fondi sovran i pasurisë së Abu Dhabit Mubadala, i cili mund të ketë pasoja të rëndësishme në treg, përcjell Reporteri.net.

    Pronarët aktualë të kuqezinjve, menaxhmenti i Elliott thuhet se janë të thellë në negociata me Investcorp në lidhje me një marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard euro, me fondin amerikan më në fund gati për të fituar para nga klubi milanez pas blerjes së tyre katër vjet më parë.

    Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Mubadala, fondi i pasurisë sovrane prej 350 miliardë eurosh nga Abu Dhabi, është një nga aksionarët kryesorë të Investcorp.

    Drejtor ekzekutiv i këtij fondi është Khaldun Al-Mubarak, i cili është edhe kryetar i Manchester Cityt.

    Ky aspekt mund të jetë më i rëndësishëm nga sa duket në fillim pasi Investcorp mund të jetë një mënyrë për qeverinë e Abu Dhabit për të hyrë në futbollin italian pa u përfshirë në ndonjë çështje të pronësisë së dyfishtë.

    Kjo më pas mund t’i jepte Milanit investime të konsiderueshme, duke i lejuar ata të bëjnë lëvizje më të mëdha në tregun e transferimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!