×
  • Sport
  • Sport

    Milot ‘Raketa’ i shënon edhe të fejuarës së tij, feston në stilin e Cristiano Ronaldos

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 18:03

    Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremen, Milot Rashica ka filluar pushimet, pasi ka përfunduar ndeshjet në Bundesligë dhe kualifikimet për kampionatin evropian me ‘Dardanët’.


    Aktualisht lojtari është në pushim dhe ai ka vendosur që të udhëtojë për në Maldive, së bashku me të fejuarën e tij, Belkiz Kera.

    Gjatë qëndrimit të tij në Maldives, Rashica ka kaluar kohën duke luajtur futboll në një fushë të vogël me bari sintetik.

    Lojtari shihet teksa luan me të fejuarën e tij, me ç’rast edhe shënon një gol të bukur.

    Në video shihet, Kera ku mundohet ta ndalë goditjen e Rashicës – por nuk është e aftë të bëjë një gjë të tillë.

    Ajo nuk duhet të shqetësohet, pasi një gjë të tillë nuk kanë mundur ta bëjnë as portierët më të mirë në Gjermani…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!