×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 10:09

    Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, janë në pritje të një tjetër fëmije.


    Lajmi është bërë i ditur nga emisioni ‘Prive’, burimet e të cilit kanë konfirmuar se ata tashmë do të gëzohen edhe me një tjetër fëmijë.

    Ndonëse nuk ka kaluar ende as një vit nga lindja e djalit të tyre të parë, Tianit, bukuroshja Belkiz është shtatzënë me një tjetër fëmijë në muajt e parë.

    Çifti i njohur janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!