×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica dy golat që i shënoi sot ia dedikon Shqipërisë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2019 | 21:36

    Milot Rashica sot ishte vendimtar për Werder Bremenin ku shënoi dy gola në ndeshjen kundër Wolfsburgut


    Ylli nga Vushtrria realizoi një gol nga penalltia dhe një nga loja e hapur, por në të dy rastet festoi duke bërë shqiponjën me duar, shkruan Reporteri.net

    Rashica festoi në këtë mënyrë në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri.

    Në tërmetin që goditi të martën e 26 nëntorit humbën jetën mbi 50 persona dhe rreth 1 mijë persona u lënduan.

    “Për Shqipërinë,” shkruan Rashica në Facebook.

    Kujtojmë që 23 vjeçari në të kaluarën kishte luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa tani është pjesë e Kombëtares së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!