Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica, e ka mirëpritur triumfin e Majlinda Kelmendit në Lojërat Evropiane 2019 të shtunën, duke u ndier falënderues ndaj bashkatdhetares së vet për medaljen e artë në Minsk.
Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë historike nga Lojërat Evropiane të shtunën në Minsk të Bjellorusisë. Ajo e fitoi medaljen e artë në garën e xhudos, shkruan Gazeta Express.
Kelmendi iu gëzua triumfit historik pas një paraqitjeje brilante në finale duke e mposhtur me ippon kampionen e deritashme, rusen Natalia Kuziutina.
Rashica, i cili po shkëlqen me ekipin kombëtar të futbollit, i është gëzuar medaljes së artë të Majlindës. Ai e ka postuar një fotografi të heroinës Kosovare në llogarinë e vet zyrtare në Instagram dhe pranë saj edhe një emotikon falënderues bashkë me flamurin e Kosovës.
Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës. Garat e xhudos në Minsk shërbejnë edhe si Kampionate Evropiane.
Kosova deri tani i ka fituar dy medalje në Lojërat Evropiane Minks 2019, pasi Nora Gjakova e rrëmbeu medaljen e argjendtë të shtunën po ashtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.