Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, thuhet se preferon kalimin te gjiganti anglez, Liverpooli.
Sulmuesi vushtrrias pritet të largohet nga Werder Bremeni gjatë afatit kalimtar të verës, teksa disa skuadra kanë shprehur interesim për të.‘Deich Stube’ shkruan se 23 vjeçari nga Kosova mund të transferohet në Premier Ligë gjatë verës dhe lojtari e preferon kalimin te Liverpooli, pasi që dëshiron të luajë rregullisht në garat europiane.
Kujtojmë që gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ nga burimet e tyre, javë më parë shkruajti se Jurgen Klopp po planifikon transferimin e Milot Rashicës dhe se skuadra angleze tash e një kohë po e vëzhgon atë.
Kurse, Weser-Kurier’ zbuloi se në klauzola e largimit të Rashicës nga Werder Bremeni është 38 milionë euro dhe se kjo vlen vetëm për skuadrat jashtë Bundesligës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.