×
  • Sport
  • Sport

    Miloti i zhgënjyer me barazimin, ‘Tigri’ i Kombëtares ia ndreqë disponimin me një koment epik

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 11:35

    Milot Rashica po vazhdon me superformën e tij për skuadrën e Werder Bremenit duke qenë edhe njëherë protagonist i gjermanëve.


    Vushtrriasi ndihmoi ekipin e tij të barazonte me Freiburgun që për hir të së vërtetës, vetëm sekondat e ndanin nga fitorja, pasi ekipi mysafir barazoi krejt në fund të ndeshjes, shkruan Reporteri.net

    Rashica në këtë ndeshje shënoi një supergol dhe dha një asist të bukur për bashkëlojtarin e tij, derisa trajneri i tij vendosi ta nxirrte nga loja në mënyrë që t’i merrte duartrokitjet e merituara të publikut.

    Sidoqoftë, pas ndeshjes, Rashica është shprehur i zhgënjyer me rezultatin, por për t’ia ngritë disponimin është përkujdesur bashkëlojtari i tij te Kosova, Florent Hadergjonaj i cili i ka lënë një koment atij.

    “Urime Mili, e bombardove bundesligen babo”, i ka komentuar ai.

    Milot Rashica është ndër futbollistët më në formë në Evropë duke arritur të shënojë ose asistojë pothuajse në çdo ndeshje të luajtur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!