×
  • Sport
  • Sport

    Miloti ia shtrin ‘zullumin’ Hadergjonajt: Ti nuk e njeh Prishtinën, hajde të ‘qes pak’

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 13:10

    Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është rrëfyer në një intervistë për emisionin “Ish bin Albaner”.


    24-vjeçari iu bashkua Kosovës në dy ndeshjet e fundit ndaj Malit të Zi në Podgoricë dhe Bullgarisë në Sofje.

    Futbollisti i Huddersfieldit në Angli thotë se shumë shpejt është përshtatur në Përfaqësuese.

    “Te Kosova të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Me herët e kam njohur Benjamin Kolollin me të cilin ka luajtur në Zvicër. Si fillim jam shoqëruar me Milot Rashicën dhe Atdhe Nuhiun pasi i jemi bashkuar ekipit më herët në përgatitje. Miloti më ka thënë, ti je nga Deçani dhe nuk e njeh Prishtinën, hajde të ‘qes pak’. Unë i thash kur vjen në Deçan ta tregojë unë Deçanin”, ka deklaruar Florent Hadërgjonaj, përcjell Zëri.info.

    Debutimin në fanellën e ‘Dardanëve’ e bëri ndaj Bullgarisë në Sofje ku Kosova arriti fitore me rezultat 3:2.

    Lojtari i lindur në Zvicër pritet që në ditët e ardhshme të vendos se në cilën skuadër do ta vazhdojë karrierën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!