×
  • Sport
  • Sport

    Mino Raiola nuk ka vdekur siç raportuan mediat italiane, është në gjendje të rëndë

    Reporteri
    28 Prill 2022 | 18:41

    Mino Raiola nuk ka vdekur, siç raportuan mediat italiane pak orësh më parë.

    Menaxheri i njohur italian i futbollit është në gjendje të rëndë, por që nuk ka ndërruar jetë.

    Lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali ku po qëndron ai i shtruar, San Raffaelle në Milano.

    “Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo.

    Raiola është i sëmurë që nga muaji janar, por po lufton ende me jetën. Ai është menaxher i futbollistëve të mëdhenj si Ibrahimovic, Haaland, Pogba, Verratti etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!