Mirlind Daku edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Rubin Kazanit.
Klubi rus e prezantoi sot sulmuesin kosovar.
Daku ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga elita e futbollit në Rusi. 25-vjeçari te Rubin Kazani u transferua nga Osijeku, për 1.2 milionë euro, teksa lojtari besohet se do të fitojë 500 mijë euro në sezon.
Nga transferimi i tij ka përfituar edhe ish-klubi i tij, Llapi, që mban 15% të kartonit të gjilanas. Kësisoj, klubi nga Podujeva do të marrë 180 mijë euro.
Daku ishte transferuar nga Llapi te Osijeku në vitin 2018 për 60 mijë euro.
Sulmuesi shtatlartë ka luajtur edhe te Kukësi, Ballkani dhe Mura, në formë huazimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.