Muajin e ardhshëm bëhen një vit që nga vdekja e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona.
Ish avokati i tij, Matias Morla është rikthyer të flasë dhe ka akuzuar se pikërisht mjekimi i gabuar e mungesa e përkujdesjes kanë çuar në vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas, shkruan Reporteri.net
Ai ka drejtuar gishtin nga dy vajzat e Maradonës, Giannina e Dalma, të cilat firmosën daljen e argjentinasit nga klinika dhe transferimin në një ambient të papërshtatshëm për kurimin e tij.
“Gabimet e bëra çuan në vdekjen e Diegos, që vuajti shumë, derisa zemra e tij u ndal. Vajzat e tij firmosën transferimin nga spitali në një vilë, që nuk ishte fare e përshtatshme për të vijuar mjekimin. Nga ana tjetër edhe mjekimi ndaj Diegos nuk ishte i duhuri dhe grupi mjekësor përbëhej nga disa specializantë. Edhe përkujdesja e vajzave i ka munguar, pasi ato nuk interesoheshin fare për shëndetin e tij”, deklaroi ndër të tjera avokati i Maradonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.