×
  • Sport
  • Sport

    Mjeku i Suedisë tregon gjendjen e Kosovare Asllanit pas lëndimit

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 8:28

    Shenjat e para nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar të Suedisë për Kosovare Asllanin e lënduar janë pozitive. Mjekët besojnë se lëndimi i saj nuk është serioz.


    Mesfushorja e Manchester Cityt, Asllani, ra në një pozitë të papërshtatshme dhe dyshohej se kishte lëndim në kokë. Kjo bëri që ajo as të mos mundë të ecë dhe stafi mjekësor e largoi nga fusha me barelë, transmeton Gazeta Express.

    Ajo u dërgua menjëherë në spital për t’i bërë ekzaminimet mjekësore dhe ekipi kombëtar i Suedisë ende shpreson se ajo do të mundë të luajë të shtunën kundër Anglisë, në përballjen për medaljen e bronztë të Kupës së Botës.

    “Pas ndeshjes ne ishim në spital dhe e performuar një CT dhe MRI. Rezultatet preliminare nuk tregojnë ndonjë shenjë të dëmtimeve serioze”, ka thënë mjeku i ekipit kombëtar, Houman Ebrahimi.

    Mbrëmë në orën 21:00, Holanda e mposhti Suedinë me rezultat 1:0 në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke bërë kështu që Kosovare Asllani dhe bashkëlojtarët e saj ta humbin mundësinë për medaljen e artë dhe trofeun e kësaj gare.

    Të dielën në orën 17:00, Holanda do ta sfidojë SHBA-në për titullin e kampiones botërore, ndërsa Suedia do të përballet një ditë më parë me Anglinë, në garën për vendin e tretë të Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!