×
  • Sport
  • Sport

    Mjeku që po merret me shërimin e Schumacher tregon gjendjen e legjendës së Formula 1

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 11:27

    Gjendja e Michael Schumacher ka filluar të përmirësohet ndjeshëm, por ende nuk ka ndonjë lajm më të detajuar.


    Familja e legjendës së Formula 1 po e mban të izoluar gjendjen e tij dhe refuzojnë të flasin për mediat.

    Por, doktori i tij Jean-Francois Payen ka thënë se terapia që po merr gjermani mund të zgjasë deri në tri vite.

    “Ka një plan tre-vjeçar për terapinë e Schumacher”, ka thënë Jean-Francois Payen.

    Francezi ishte mjeku i parë që konfirmoi se Schumacher nuk ishte në koma pas disa vitesh në të.

    Payen gjithashtu ka zbuluar se ai e viziton rregullisht gjermanin.

    “Unë ende e vizitoj Schumacherin dhe flasim me familjen e tij për ndonjë progres që unë e shoh”, ka shtuar më tej ai.

    Kujtojmë se legjenda e Formula 1 kishte pësuar një aksident të rëndë në Alpet e Zvicrës duke u skijuar dhe që nga atëherë është duke u mjekuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!