Zëvendësministrja Leonora Morina-Bunjaku ka pritur sot në takim Thierry Favre, shef i Divizionit te Federatave Kombëtare të UEFA-së dhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu.
Temë e takimit ishte diskutimi për projektet e realizuara deri më tani si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në.
Zëvendësministrja Morina-Bunjaku u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, MKRS-ja, do të jenë të gatshme për të bashkëpunuar me UEFA-në për ndërtimin e Stadiumit Nacional si dhe 6 fushave ndihmëse të futbollit.
Zëvendësministrja e informoi përfaqësuesin e UEFA-së që në koordinim me FFK-në investon në projekte kapitale dhe e përkrah drejtpërdrejtë futbollin në baza të rregullta vjetore.
“Në emër të MKRS-së premtova bashkëpunim dhe krijim të infrastrukturës me standarde evropiane, përderisa talenti dhe të arriturat në futbollin e Republikës së Kosovës nuk mungojnë”, tha mes tjerash Morina-Bunjaku.
Ndërsa, Thierry Favre, tha se tashmë pasi Kosova është pranuar në UEFA dhe FFK-ja po angazhohet në avancimin e sportit të futbollit, mbetet që Kosova të fokusohet në investimin në infrastrukturë dhe në nxjerrjen e talenteve të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.