×
  • Sport
  • Sport

    MKRS mund t’ia heq licencën FFK-së, por jo edhe ta obligojë që të mbajë zgjedhje

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 15:59

    Zyra Ligjore e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, ka dhënë sot sqarimin e saj për Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës të mbajtur në vitin 2018.Sipas tyre, në Kuvend ka pasur shkelje të statutit.


    Në vendim nuk thuhet askund që FFK duhet të shkojë në zgjedhje.Nëse MKRS konstaton se ka pasur shkelje si në këtë rast, atëherë gjëja e vetme që mund të bëjë kjo ministri është t’ia heq licencën FFK-së.

    Por, çfarë ndodh nëse i hiqet licenca Federatës së Futbollit të Kosovës. Edhe nëse kjo ndodh, FFK mund të veprojë edhe pa licencë, dhe e vetmi ndëshkim për ta është të mos marrin fonde nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjë që është ashtu nuk kanë nevojë, bazuar në fondet e shumta që marrin nga UEFA dhe FIFA. /Gazeta Olle/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!