×
  • Sport
  • Sport

    Momente paniku në “Loro Boriçi”, pas përplasjes me kokë, lojtari i Bylisit humb ndjenjat

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 19:13

    Përballja e kësaj të hëne mes Vllaznisë dhe Bylisit është shoqëruar nga disa momente paniku.


    Mbrojtësi i Bylisit, Andi Hodroj u përplas kokë më kokë me Markun e më pas u rrëzua në tokë pa ndjenja.

    Në ndihmë të tij, erdhi menjëherë dhe autoambulanca që bëri shoqërimin e tij në spital.

    Fatmirësisht pas disa çastesh ai është përmendur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Përballja mes Vllaznisë dhe Bylisit vijon me rezultatin 1-1 në “Loro Boriçi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!