×
  • Sport
  • Sport / Video

    Momente paniku në Seria A, futbollisti i Fiorentinës humb ndjenjat në fushë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2024 | 18:34

    Momente frike dhe ankthi në Seria A. Futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove, vetëm 22 vjeç, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës rreth minutës së 17-të, kur loja ishte e ndërprerë.

    Menjëherë mjekët kanë ndërhyrë për ta shpëtuar, ndërkohë që ende nuk dihet se si është gjendja e tij, teksa futbollistët kanë shpërthyer në lot.

    Ndeshja është ndërprerë për shkaqe mjekësore dhe me shumë mundësi nuk do të rifillojë deri në momentin që do të qartësohet gjendja e lojtarit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!