×
  • Sport
  • Sport

    Momente tmerri në Formula 2, makinat përplasen me muret anësore

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 18:09

    Aksidentet nuk kanë fund në Formulën 2.


    Pas atij aksidenti tragjik të regjistruar në Belgjikë, ku vdiq piloti francez, Anthoine Hubert një përplasje e dhunshme u regjistruar në Sochi.

    Protagonistë ishin rusi, Nikita Mazepin dhe japonezi, Nobuharu Matsushita, të cilët dolën nga pista që në xhiron e parë të garës së së dielës.

    Shpejtësia e madhe dhe shkelja e pengesave në zonën e pistës bëri që makinat të humbasin kontrollin dhe të përplaseshin furishëm me muret anësore.

    Sikur të mos mjaftonte kjo, makina e Matsushita u përplas edhe nga njëvendëshja e Mazepin, duke pësuar dëmtime të shumta.

    “Të dy Nobuharu Matsushita dhe Nikita Mazepin po transferohen në spital. Asnjë shofer nuk pësoi thyerje si rezultat i incidentit të xhiros së parë,” thuhej në një njoftim të FIA-s.

    Sipas mediave ruse, gjendja e pilotëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrëzikut për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!