Futbollisti i njohur italian Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali.
Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur. Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment, raportojnë mediat e huaja.
Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë.
Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu derën e dhomës dhe doli prej andej. Ai lajmëroi policinë për ngjarjen e ndodhur.
Hetuesit morën dëshmitë e tyre, si dhe kamerat e sigurisë.
Roberto Baggio u dërgua në spital për të marrë mjekim, kurse gruaja dhe fëmijët nuk pësuan asnjë lëndim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.