×
  • Sport
  • Sport

    Momenti epik kur polici kosovar ia la dorën ‘kaci’ zyrtarit të Crvena Zvezdës

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 11:08

    Policia kosovare nuk e ka lejuar sot futjen e lojtarëve të Crvena Zvezdës në kufirin e Kosovës, derisa ishte paraparë që ky klub ta zhvillonte një ndeshje ndaj Trepçës në Zveçan.


    Federata e Futbollit e Kosovës ka qenë kategorikisht kundër zhvillimit të kësaj ndeshje brenda territorit të Kosovës dhe kishte lajmëruar institucionet përkatës për ndalimin e lojës.

    Kjo gjë edhe ka ndodhur pasi autobusi në të cilin ndodheshin futbollistët e Zvezdës është kthyer mbrapshtë në kufi dhe ka marrë rrugë për Beograd pasi nuk i është lejuar hyrja e tyre në territorin e Kosovës.

    Madje, gjatë ndaljes në kufi, një polic kosovar nuk e pa të udhës t’ia zgjaste dorën një zyrtari të klubit serb, pavarësisht tentativës së këtij të fundit.

    Për më shumë detaje shikoni videon nga minuta 06:15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!