×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Bad News Eagle mposhtin kundërshtarin dhe kualifikohen tutje në turneun në CS:GO

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 12:29

    Një gjë e jashtëzakonshme ka ndodhur për ekipin kosovar të quajtur “Bad News Eagle”, shkruan Reporteri.net. BNE ka arritur të kualifikohet në turneun më të madh në botë, PLG Antwerp Major 2022.

    Ekipi nga Kosova fitoi 2 me 1 ndaj Sinners për t’u kualifikuar në turneun më të madh në botë në ESports.

    Fillimisht kosovarët humbën 16:10 në raundin e parë, Bad News Eagles u rikthyen dhe i fituan dy raundet e radhës 16:6 dhe 16:14. “Shqipet” kishin dy fitore dhe dy humbje, kurse ndeshje e sotme ishte përcaktuese.

    Bad News Eagles kaluan sfida të mëdha, pasi u përballën me ekipet më të mira në Evropë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!