Pas duelit të fituar nga boksieri shqiptar, Florian Marku, janë publikuar edhe disa nga ngjarjet më pikante në ring.
Në foto janë momentet që me sa duket vulosën edhe verdiktin e sfidës për kampion bote në IBF, përballë francezit Jorick Luisetto.
Florian Marku mbrojti titullin kampion bote të fituar ndaj ukrainasit Maxim Prodan në 25 shtator.
Një ngrusht me të djathtën në fytyrën e kundërshtarit është ajo që ka tentuar Marku për Knockout.
Edhe pse nuk ia arriti qëllimit, ai mori pikët maksimale nga arbitrat.
Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren Markut me shifrat 78-75.
Në një foto tjetër, Marku tallet me kundërshtarin, duke treguar superioritet të plotë.
Për më shumë shihni FOTOT:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.