×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Kante vrapoi si raketë për t’ia mohuar golin Liverpoolit, pasi i tha Lampardit se ‘këmbët e tij kishin vdekur’

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 15:02

    Ngolo Kante vazhdon të befasojë tifozët, jo vetëm të Chelseat, por edhe të ekipeve kundërshtare madje.


    Chelsea luajti kundër Liverpoolit të mërkurën në finalen e Superkupës së Evropës, të cilën e humbi pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Reporteri.net

    Ngolo Kante zhvilloi ndeshjen e parë nga fillimi këtë sezonë pasi kishte qenë i lënduar dhe kishte munguar edhe në parasezonën e klubit.

    Pak para ndeshjes, Lampard kishte thënë se Kante është në dyshim për ndeshjen për shkak të një goditjeje që e kishte marrë në stërvitje.

    Megjithatë, ai u rikuperua në kohë dhe arriti ta zhvillojë një ndeshje fantastike për blutë e Londrës.

    Kur po zhvilloheshin shtesat e dy herë nga 15 minuta, në përfundimin e pjesës së parë të vazhdimeve, Kante i kishte thënë Lampardit se nuk mund të vazhdonte më, se këmbët e tij kishin vdekur, por trajneri i Chelseat nuk kishte mundësi më për zëvendësime.

    Mirëpo, 5 minuta më vonë, kur Liverpooli ishte duke zhvilluar një kundërsulm të shpejtë, Kante vrapoi si një raketë, anipse i kishte thënë Lampardit se nuk mund të vazhdonte më.

    Padyshim që Kante mbetet njëri ndër futbollistët më të dashur për tifozët e futbollit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!