×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur ‘Mbreti Shqiptar’ ia fikë dritat kundërshtarit

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 23:30

    Boksieri shqiptar, Florian Marku është rikthyer në ringun e boksit duke u përballur me Rylan Charlton, ku ka shënuar fitore me nokaut në raundin e tetë.


    Marku u përballë me 28 vjeçarin në ‘The SSE Arena’,  në kategorinë ëelter.

    Dy raundet e para ishin të barabartë me të dy boksierët që ndanin grushte dhe pëlqenin luftën.

    Në raundin e tretë po ashtu, të dy boksierët kishin momente të mira.

    Edhe raundi katër dhe pesë ishin i bukur për tu parë pasi kishte luftë dhe dukej sikur dy boksierët po kërkonin fitoren. Marku në raundin e katërt kishte një moment shpërthimi.

    Raundi i gjatë solli momentin më të dobët të Florian Markut, pasi e nisi mirë, ai pësoi një goditje të bukur nga Charlton, duke rënë në nokdaun.

    Por në raundin e shtatë Marku u kthye në lojë duke dhënë disa goditje të forta dhe duke e fituar këtë raund.

    Marku vazhdoi me punë të mirë edhe në raundin e tetë, duke e dërmuar me grushte Charltonin, duke bërë që trajnerët e tij ta dorëzojnë meçin.

    Marku vazhdon me rekord pa humbje, me tetë fitore dhe një barazim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!