Një nga ngjarjet më tronditëse në futboll ndodhi sot në ndeshjen mes Everton dhe Tottenham, e cila përfundoi baras 1-1.
Heung Min-Son i mysafirëve bëri një ndërhyrje të ashpër te mesfushori Andre Gomes, i cili pësoi lëndim të rëndë.
Portugezi theu këmbën, ndërkohë të gjithë futbollistën mbetën të tronditur nga ajo që panë, shkruan lajmi.net.
Tashmë konfirmohet se ai është në spital për ekzaminime të mëtutjeshme dhe pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Ndërkohë janë publikuar pamjet kur mjekët ia kthejnë këmbën në vend Andre Gomes, të cilat janë mjaft të rënda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.