×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Muriqi shpërthen ndaj shokut të skuadrës dhe hedh në tokë shiritin e kapitenit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 17:23

    Vedat Muriqi ka zënë ballinat e mediave turke, por kësaj radhe jo për ndonjë gol të shënuar


    Sulmuesi nga Kosova u nervozua keq me shokun e skuadrës Ozan Tufan, shkruan Reporteri.net

    Fenerbahce u mposht nga Sivasspor me rezultat 3-1 dhe kështu skuadra e Muriqit bëri një hap të gabuar në luftën për titull.

    Fundi i ndeshjes pati tensione me prizrenasin që ‘shpërtheu’ ndaj Ozan Tufan.

    Vedat Muriqi u zemërua shumë me shokun e tij të skuadrës pasi pa kartonin e kuq. Tufan ia dha shiritin e kapitenit kosovarit, por ai e hodhi në tokë dhe u fjalos me të.

    Ndryshe, Muriqi këtë edicion ka shënuar 9 gola me Fenerbahcen në kampionatin turk. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!