×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur Simeone duartroket pas golit të Messit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 16:33

    Messi ishte golashënuesi i vetëm në derbin spanjoll ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit.


    Fituesi i “Topit të Artë” për të gjashtën herë, shënoi golin e vetëm për Barcelonën, madje ia dhuroi edhe fitoren skuadrës së tij, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, goli i Messit e detyroi edhe teknikun e Atletico-s, Simeonen që të duartrokasë për të.

    Në videon më poshtë, shihet argjentinasi duke përcjellur më vëmendje aksionin dhe pasi shënon Messi, ai hap krahët dhe sikur thotë “si ta ndalim këtë njeri?”, më pas duartroketë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!