Pasi u raportua se pas tërmetit në Turqi nën gërmadha u gjet i gjallë sulmuesi i Hataysporit, Christian Atsu, futbollit turk ka marrë një lajm të hidhur.
Kërkimet për portierin e ekipit Malatyaspor që garon në ligën e dytë kanë përfunduar. Trupi i pajetë i Ahmet Eyup Turkaslan është gjetur nën gërmadha, ka njoftuar ekipi i tij në Twitter.
Në fakt, gjatë ditës së djeshme ishte raportuar për trupin e gjetur të portierit, por gjithçka ishte demantuar nga klubi. Megjithatë, të martën, doli që kjo informatë ishte e saktë.Turkaslan ishte pjesë e klubit prej verës së vitit 2021, ndërsa më herët kishte bërë karrierë në kategoritë më të ulëta të futbollit në Turqi.“Portieri ynë, Ahmet Eyup Turkaslan e ka humbur jetën pas tërmetit që goditi vendin. Pusho i qetë. Nuk do të harrojmë kurrë, person i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Malatyaspori.
Lajmi për vdekjen e tij e dha në një lidhje direkt për një televizion turk edhe trajneri i Malatyasporit, Yılmaz Vura, i cili nuk mund t’i përmbahej lotëve, ashtu si edhe moderatorja e emisionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.