Duke se e ardhmja e Alvaro Morata nuk do të jetë tek Juventusi, pasiqë lojtari spanjoll është duke menduar largimin nga skuadra e Bardhezinjve, përcjell Reporteri.net.
Alvaro Morata, ka treguar se do të ishte i lumtur të kërkonte një tjetër shans në Premier League me Arsenalin mes spekulimeve për të ardhmen e tij në Juventus.
Spanjolli është lidhur si një objektiv i madh transferimi për Topçinjtë këtë verë, dy vjet pas një largimi nga Chelsea pasi luftoi për të lënë gjurmë në Stamford Bridge.
Megjithatë, sulmuesi, i cili që atëherë ka luajtur me Atletico Madrid dhe Bardhezinjtë, nuk e ka minimizuar mundësinë e një rikthimi në brigjet angleze.
Për sulmuesin e Juventus të interesuar janë edhe skuadra në La Liga, përfshirë Barcelonën, Atletico Madrid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.