Arbnor Morina ka thënë se skuadra e tij, Arbëria, po dëmtohet nga gjyqtarët pasi është një klub që vjen prej një fshati
Arbëria sot u mposhtë 1-0 nga Prishtina në Fadil Vokrri në kuadër të javës së 11-të në Superligë, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes Morina tha se Arbëria po dëmtohet pasi është një klub që vjen prej një fshati.
“Ishim të barabartë ndaj një kundërshtari që ka shumë para dhe ka bërë shumë transferime. Ne kemi luajtur si mysafir gjatë tërë kohës dhe jemi përballur me gjykime tendencioze ndaj nesh dhe jo vetëm në këtë takim. Ndoshta se vijmë nga një fshat i vogël që i ka vetëm 500 shtëpi, mirëpo kjo nuk është aspak e drejtë”, deklaroi Morina për “Art Sport”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.