×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet kush se çfarë i ka bërë vaki Donis Avdijajt

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 21:04

    Donis Avdijaj nuk e gjen veten as te një skuadër e cila lufton për mbijetesë në Skoci


    Hearts është duke luajtur me Klimarnock në kuadër të javës së 25-të në Premier Ligën e Skocisë, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim nuk është fare i përfshirë ylli kosovar, Donis Avdijaj.

    23 vjeçari u transferua në janar nga Trabzonspori te Hearts, ku që në ndeshjen e parë ishte startues te skocezët, por më pas gjithçka shkoi keq për të.

    Në takimin kundër Rangers ai u la në bankë dhe nuk u aktivzua fare për Hearts.

    Më pas Hearts luajtën ndaj St Johnstone, ku Avdijaj u inkuadrua në 10 minutat e fundit, ndërkaq sot në ndeshjet kundër Klimarnock ai nuk është i ftuar fare.

    Dikur Donisi kishte klauzolë 50 milionëshe, sot nuk gjen vend as te një klub që lufton për mbijetesë në kampionatin skocez. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!