×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet për çekët që tentuan ta lëshonin dronin, as nga TV nuk do të mund ta shohin ndeshjen

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 13:18

    Tetë çekët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë për shkak se dyshoheshin se do të bënin provokime në ndeshjen e Kosovës me Çekin që do të zhvillohet sot, nuk do të mund ta shohin ndeshjen as përmes televizionit


    Përderisa me urdhër të prokurorit 8 çekët e përfshirë në këtë rast janë liruar pas intervisitimit ata janë obliguar të paraqiten dy herë gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës.

    Paraqitjen e parë e kanë pasur në Prishtinë ndërsa paraqitja e dytë do të jetë në Ferizaj. Tetë çekët sipas Policisë së Kosovës janë të obliguar të paraqiten në Policinë e Kosovës në Ferizaj në ora 16:00.

    Rrjedhimisht çekët nuk do të mund ta shikojnë ndeshjen e Kosovës me Çekinë as nga stadiumi “Fadil Vokrri” e as nga televizioni.

    Majori, Mehetali Hajdini nga Policia e Kosovë i cili është edhe shef i operatives rajonale të Ferizajt, ka thënë për Sinjalin sot se çekët janë të obliguar të paraqiten në stacion në ora 16:00.

    “Tetë personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme janë të obliguar që gjatë ditës së sotme të paraqiten në stacionit e Policisë së Kosovës. Paradite kanë qenë të obliguar të paraqiten tek Policia e Kosovës në Prishtinë, ndërsa në ora 16:00 janë të obliguar të paraqiten në stacionin e Policisë në Ferizaj”, ka deklaruar Hadini.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme për tetë çekët e arrestuar të cilët janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

    Burime të sigurta të Sinjalit nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se ky grup kishte qenë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës pas informatave për vepra të dyshimtë.

    Behet e ditur se ky grup ka qenë në përcjellje të policisë për një kohë dhe se të njëjtit kanë synuar t’i kamuflojnë veprimet e tyre duke u paraqitur si përfaqësues të organizatave ndërkombëtare

    Në anën tjetër Policia e Kosovës për Sinjalin ka konfirmuar se nga çekët janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti-kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!