×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet për Cityn: Pas dënimit nga UEFA, tani mund të ‘zhduket’ edhe nga Premier Liga

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 9:44

    Manchester City dje u dënua nga UEFA me mospjesmarrje për dy vitet e ardhshme në Ligën e Kampionëve si dhe një gjobë prej 30 milionë euro


    Ky dënim vjen pasi klubi kishte bërë parregullësi në bilancet e saj ekonomike nga viti 2012 deri në vitin 2016. Pra Manchester City nuk e ka respektuar Fair Play Financiar, shkruan Reporteri.net

    Situata te City nuk është aspak e mirë dhe tani po flitet se ‘Qytetarët’ mund të dëbohen nga Premier Liga, gjithnjë sipas tabloidit ‘Star’.

    Manchester City po përballet me heqjen e pikëve në Premier Ligë dhe madje mund të dëbohet për në Ligën e Dytë, pas dënimit që UEFA ia bëri duke ia ndaluar për dy vitet e ardhshme pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, raporton ‘Star’.

    Në rast se do të ndodhte një gjë e tillë atëherë shumë yje të Cityt pritet të largohen nga Etihad. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!