×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet për Realin, kjo statistikë tregon se nuk ishin kërkah ndaj Parisit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 23:16

    Real Madridi u mposht 3-0 nga Paris Saint Germain në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kampionëve


    ‘Los Blancos’ nuk treguan asgjë në këtë takim, ani pse kundërshtari i tyre kishte shumë mungesa në formacion, shkruan Reporteri.net

    Reali nuk arriti që ta bënte as edhe një goditje në portë në 90 minutat kundër Parisit.

    Kjo gjë po i ndodhë për herë të parë madrilenëve që nga sezoni 2003/04.

    Ndryshe, në këtë përballje shkëlqeu Di Maria, i cili shënoi dy gola ndaj ish-skuadrës së tij, ndërsa golin tjetër për parisienët e realizoi Meunier. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!