Zinedine Zidane ka probleme të reja në Real Madrid.
Trajneri francez nuk ka më status të paprekshëm në Real Madrid.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se trajneri ka zgjuar dyshime të reja në lidhje me qëndrimin e tij në detyrë me disa paraqitje të zbehta në periudhën e fundit, përfshirë përgatitjet por edhe fillimin e sezonit të ri në La Ligë.
Zidane u rikthye si hero në Real Madrid mirëpo për pak kohë e ka humbur epitetin e të paprekshmit edhe në mesin e tifozëve të Real Madridit.
Muaji shtator, me pesë ndeshje mund të jetë vendimtar për fatin e Zidane dhe raportin e tij me tifozët në Santiago Bernabeu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.