×
  • Sport
  • Sport

    Moti i keq në Angli – Ndërpritet ndeshja Manchester City – West Ham United

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 12:47

    Kushtet klimatike janë duke pamundësuar zhvillimin e disa ndeshjeve, në liga të ndryshme në Evropë.


    Stuhia Ciara/Sabine ka anuluar ndeshje të shumta në Bundesliga, Eredivisie e Belgjikë, por së fundmi, ndikimi ka mbërritur edhe në Premierligë.

    Ndeshja e planifikuar të luhet me fillim nga ora 17:30 mes Manchester City dhe West Ham United është shtyrë.

    Arsyeja pra ka të bëjë me motin e keq. Nuk dihet akoma se kur do të luhet kjo ndeshje.

    Ndeshja mes Manchester City dhe West Ham United është e vlefshme për xhiron e 26-të të Premierligës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!