×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho e dëshiron sulmuesin e Romës

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 9:34

    Jose Mourinho i ka kërkuar Tottenhamit që të ofrojë anësorin e Romës, Cengiz Under gjatë verës.


    Sipas gazetës turke Gunes, talenti 22-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e menaxherit të ri të Spurs, Mourinho.

    Blerja do të tentohej vetëm nëse Tottenham do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

    Cengiz Under humbi pjesën më të madhe të këtij sezoni shkaku i dëmtimeve dhe gjithashtu ishte i lidhur shumë me një transferim në Milan, transmeton Telegrafi.

    Roma nënshkroi me të nga Basaksehir për 14 milionë euro në verën e vitit 2017.

    Ai ka bërë 82 paraqitje, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 11 asistime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!