×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho e do me çdo kusht te Roma, flet më në fund Granit Xhaka

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 17:55

    Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ia ka vënë shënjestrën mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.


    Ky i fundit, aktualisht në përgatitje për kampiontin evropian me Zvicrën, ka reaguar pas interesimit të Romës.

    “Kam dëgjuar se Mourinho më do në Romë dhe unë jam vërtetë krenar. Të gjithë e njohin Mourinhon se çfarë karriere ka, ai di të fitojë trofe. Do të shohim pasi të kthehem në Londër” deklaroi Xhaka për Blick, transmeton Indeksonline.

    28 vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!