Traineri i Romës Jose Mourinho duket mjaftë i kënaqur nga vizita e tij e dytë në Tiranë.
Sapo është akomoduar në hotel ai ka postuar në rrjete sociale një foto me banderolën gjigande që lajmëron takimin Partizani – Roma, që ai e ka ndeshur në fasadën e Universitetit të Tiranës.
“Faleminderit Tirana që na mirëprite sërish! Faleminderit Edi Rama” shkruan Mourinho në Instagram.
Në fakt kënaqësinë e tij traineri i Romës e shprehu menjëherë sapo zbriti në Rinas. “Jam gjithmonë i lumtur të vij këtu! Nga këndvështrimi sportiv, sigurisht që është një vend që na ka mbështetur nisur nga ato që ndodhën sezonin e kaluar me Kupën. Nga këndvështrimi personal, kam miqësi shumë të mirë me zotin kryeministër dhe jam i lumtur që po vij ta shoh dhe ta përqafoj, sepse po bën një punë të mrekullueshme për vendin,” tha Mourinho për gazetarin e RTSH, Altin Kodra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.