Jose Mourinho beson se Samuel Eto’o e ka merituar që ta fitojë Topin e Artë
Samuel Eto’o javë më parë i dha fund karrierës së tij futbollistike, derisa në kohën e tij ka qenë njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, shkruan Reporteri.net
Trajneri portugez, Jose Mourinho ka thënë se kamerunasi e ka merituar ta fitojë Topin e Artë shkaku i karrierës së bujshme që ka pasur.
“Është e vështirë të kuptohet pse nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, duke parë karrierën e jashtëzakonshme që ka patur,” ka thënë Mourinho.
“E meritonte, edhe pse e di se nuk varet nga ne. Ka luajtur për skuadrat më të mira në kampionatet kryesore të botës, ka fituar kudo që ka shkuar dhe ka shënuar gjithmonë shumë gola”.
“Për më tepër, ka fituar tre Champions League, duke shënuar në dy finalet e luajtura me Barcelonën. Me pak fjalë, ka qenë sulmuesi më i mirë në botë për disa vite,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.