Tammy Abraham ka disa ndeshje që nuk ka shënuar gol për Romën dhe ky është një shqetësim për të gjithë në kampin e Giallorosëve.
Sulmuesi anglez theu rekordin e klubit me transferimin nga Chelsea, por që nuk ka gjetur golin në tetë sfidat e fundit mes kampionatit dhe Ligës së Konferencës.
Megjithatë trajneri i Romës, Jose Mourinho është i bindur se momenti i Abraham do të vije shumë shpejtë.
“Do të vijë momenti kur Tammy do të zhbllokohet, për mua ai është i njëjti lojtar që bëri mirë dhe do të kthehet për të shënuar”, tha Mourinho.
Tutje trajneri portugez foli edhe për lojën e Romës, e cila krijon shumë, por shënon pak.
“Nëse krahasoni numrin e golave të shënuar dhe rastet e krijuara, padyshim që ka një kontradiktë. Ka skuadra që krijojnë shumë më pak ose shumë pak, megjithatë shënojnë”.
“Tani për tani ne jemi duke luftuar, jo në ndërtimin e situatave, por në shfrytëzimin e të gjitha rasteve që krijojmë”.
“Do të ishte më shqetësuese nëse nuk do të kishim asnjë lloj krijimi loje, nëse nuk do të kishim ndonjë dominim të lojës. Nëse do të shënonim të gjitha mundësitë që krijojmë, do të kishim një rezultat tjetër”, tha Mourinho.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.