Jose Mourinho sot ka dalur në një konfernce për shtyp si trajner i Tottenhamit, ndërsa pas dy ditësh do të debutojë si trajner i skuadrës nga Londra e Veriut ku do të përballet me West Hamin
Tekniku portugez dje u emërua si trajner i Tottenhamit dhe është plotë entuziazëm për punën e tij të re, shkruan Reporteri.net
Në konferencën për shtyp ai u tall me gazetarin e Sky Sports.
“Unë e di se ju do të dëshironit të më mbanit tek Sky,” ka thënë Mourinho, i cili para se të merrte punën e Tottenhamit ishte si analist te Sky Sports.
Tutje ai tregoi respekt të madh për Pochettinon, ku tha se dyert për të në klub janë të hapura gjithmonë.
“Më duhet të përgëzoj atë për punën e mrekullueshme që ka bërë. Ky klub do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Ai do të gjej një klub të madh përsëri. Ai do të ketë një të ardhme të ndritur,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.