Tekniku i Liverpoolit Jurgen Klopp ka mirëpritur rikthimin e Jose Mourinho në Premierligë – pasi ai dërgoi një mesazh mbështetjeje për homologun e tij të të njëjtës ligë.
Pochettino u largua nga Tottenhami të martën pas pesë vjet e gjysmë në krye të ‘gjelave’, ndërkaq drejtimin e skuadrës angleze e mori trajneri me shumë përvojë, Jose Mourinho, përcjellë Reporteri.net.
Portugezi ishte pa punë që kur u largua nga Manchester United pas humbjes 3-1 në Anfield dhjetorin e kaluar.
Ndërlaq, Klopp i dhuroi atij mirëseardhje të ngrohtë, dhe skuksese me skuadrën e re.
“Mirësevini Jose! Natyrisht, është mirë që ai po rikthehet. Ai ishte i dëshpëruar, ju mund të shihni kohën kur ai nuk ishte trajner, por nga ana tjetër Mauricio nuk është më atje dhe kjo tregon se si gjërat ndryshojnë kaq shpejt në ditët e sotme”, tha Klopp për Mourinhon.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.