Liverpooli sot nuk arriti më shumë se një barazim me Manchester Unitedin në Old Trafford
Dy klubet më të mëdha në Ishull luajtën baras 1-1 në derbin e xhiros së nëntë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net
Rashford shënoi për Unitedin, ndërsa Lallana për Liverpoolin, me Mourinhon që pas ndeshjes ka treguar pse skuadra e Kloppit nuk arriti ta fitonte këtë ndeshje.
LEVEL! 1-1 with minutes left, how will this end?#MUNLIV pic.twitter.com/62rzifSIE6
— Premier League (@premierleague) October 20, 2019
‘Special One’ ka thënë se Liverpoolit i mungon cilësia kur luan kundër skuadrave që mbrohen.
“Liverpool-it i mungon cilësia për të luajtur kundër ekipeve mbrojtëse. Ata kanë një numër fantastik të fitoreve, por ato janë të kufizuara ndaj ekipeve mbrojtëse të nivelit të ulët, ndërsa nga ana tjetër ata thyejnë skuadrat që luajnë për ta,” ka thënë Mourinho.
“Jürgen ishte qartë i irrituar. Ishte një shans i shkëlqyeshëm për ekipin e tij, por në Old Trafford – një vend i veçantë për të fituar, dhe Klopp nuk ka fituar ende,”.
Pas këtij barazimi, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Premier Ligës me 25 pikë, gjashtë më shumë se Man City që është në vendin e dytë me 19 pikë. United është në vendin e 13-të me 10 pikë. /Reporteri.net/