Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se West Hami ishte shumë më fat që e nxori një barazim kundër skuadrës së tij, pasi po humbiste 3:0 për 80 minuta.
Tottenhami i pranoi tri gola brenda 10 minutave të fundit të ndeshjes së Premierligës të dielën, me Manuel Lanzinin që e realizoi një gol të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit për t’ia siguruar West Hamit një barazim 3:3, transmeton Gazeta Express.
West Hami u mbajt deri në fund të pjesës së parë dhe luajti më mirë në pjesën e dytë, kur niveli i skuadrës së Mourinhos ra dhe vizitorët i shfrytëzuan ndërprerjet për ta shmangur humbjen.
Fabian Balbuena shënoi me kokë pas një harkimi nga Aaron Cresswell në minutën e 82-të, para se Davinson Sanchez të shënonte autogol tre minuta më vonë dhe Lanzini realizoi gol mahnitës nga largësia në sekondat e fundit të ndeshjes për ta kompletuar rikthimin e mrekullueshëm të West Hamit.
Mourinho tha se skuadra e tij nuk ishte e fortë sa duhet në duelet në ajër kundër West Hamit.
“Ndeshjen e patëm në dorë, Harry Kane ka mundur ta shënonte golin e katërt kur e goditi shtyllën, Gareth Bale ka mundur ta vuloste fitoren… por ky është futbolli”, tha Mourinho.
“Në fund, ata ishin me fat, por ata luftuan fort për të qenë me fat, prandaj i lavdëroj për këtë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.