×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho zgjedh skuadrën e re

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 8:28

    Jose Mourinho ka refuzuar aprovimin për t’u bërë trajner i Lyon, sepse ai tashmë ka gjetur një tjetër klub sipas presidentit të skuadrës franceze, Jean-Michel Aulas.


    Trajneri portugez është i papunë që pothuajse një vit, që pas largimit nga Manchester United në dhjetorin e vitit 2018.

    Ish trajneri i Real Madridit, këto kohë i ka kaluar në studiot televizive duke bërë analiza e duke hedhur aludime për të ardhmen e tij.

    Presidenti i Lyon që ka shkarkuar Sylvinhon nga pozita e trajnerit, ka identifikuar Jose Mourinhon si një objektiv të mundshëm.

    “Kemi pasur disa mesazhe të shkëmbyera. Ishte mirë për të gjithë. Ai nuk ka pranuar propozimin tonë për t’u takuar sepse tashmë kishte zgjedhur një tjetër klub”, ka deklaruar presidenti i Lyon.

    E ardhja e Jose Mourinho parashikohet të jetë në Premierligë, te skuadra e Tottenham.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!